Deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, vazhdon kritikat e saj ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti.
Këtë herë ajo ka publikuar ballinën e gazetës Epoka e Re (22 dhjetor 2007), ku në ballinën e gazetës shihet Kurti, atë kohë lider i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Shikoni kush na udhëheq. Njeriu që ka kundërshtuar çdo të arritur”, është shprehur Kadriaj, duke iu referuar Kurtit.
Ajo ka vënë në pikëpyetje qasjen e kryeministrit dhe qëndrimet e tij ndaj të arriturave të deritanishme.



