Në protestën e sotme të organizuar nga OVL e UÇK’së u lexuan katër kërkesat e protestuesve, për të cilat thanë se ka përgjegjësi edhe për qeveritarët edhe për Presidencën.
Në mes tyre ishte edhe shkarkimi i ministrit të Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke thënë: “Çka është një ministër pa popullin? Popullin nuk e keni mbrapa. Duhet të largoheni.
Kërkesat e lexuara:
Kërkesa nr.1: Shfuqizim ose ndryshim i ligjit për Dhomat e Specializuara.
Kërkesa nr.2: Shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla
Kërkesa nr.3: Mbështetje e pakufizuar dhe fonde të mjaftueshme për mbrojtjen që ju duhet krerëve të UCK dhe kombit tonë
Kërkesa nr.4: Angazhimin e ekspertëve më të mirë ndërkombëtarë



