Haradinaj pas protestës: “Jo në emrin tim! Liri për çlirimtarët”

Ramush Haradinaj ka qenë pjesë e protestës së sotme në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Pas protestës, ish-kreu i AAK-së ka ndarë disa fotografi nga pjesëmarrja e tij në tubim, duke përcjellë edhe një mesazh të shkurtër.

“JO NË EMRIN TIM! Liri për çlirimtarët. Rroftë UÇK”, ka shkruar Haradinaj.

Në protestë morën pjesë një numër i madh qytetarësh, veteranë të luftës dhe përfaqësues të subjekteve politike.