SHBA-ja dhe Danimarka arrijnë marrëveshje për Grenlandën pas kërcënimeve për aneksim

SHBA-ja dhe Danimarka kanë njoftuar një marrëveshje për sigurinë e Grenlandës, duke zgjidhur një mosmarrëveshje diplomatike të shkaktuar pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump për të pushtuar territorin me forcë.

Trump tha se marrëveshja do t’i japë SHBA-së “kontroll të përhershëm mbi sigurinë dhe të gjitha nevojat e tjera”.

Kryeministrja e Danimarkës tha se marrëveshja “forcon sigurinë në Arktik dhe zonën e Atlantikut të Veriut ndërsa “në të njëjtën kohë njeh sovranitetin dhe integritetin territorial të Mbretërisë dhe të drejtën e popullit të Grenlandës për vetëvendosje”.

Në një postim në Truth Social, Trump tha se marrëveshja erdhi “pa kosto për Shtetet e Bashkuara” dhe do t’i jepte SHBA-së aftësinë “për të bërë atë që është e nevojshme” për të “siguruar dhe mbrojtur sigurinë e Grenlandës”.

Ai tha se ajo përfshinte një rregull që asnjë kundërshtar amerikan nuk mund të mbante një prani ushtarake në Grenlandë ose “të bënte investime të ndjeshme në Grenlandë, pa miratim të shprehur me shkrim”.

Marrëveshja vjen pas muajsh kërcënimesh nga Trump për të “marrë” Grenlandën, e cila është një territor gjysmë-autonom danez, për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare, duke përmendur vendndodhjen e saj strategjike për qëllime mbrojtjeje dhe pasurinë e saj minerale. Marrëveshja do të nënshkruhet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme.