Organizatori i protestave “Jo në emrin tim,” Çlirim Haziri, para dyerve të Kuvendit të Kosovës ku po protestohet nga qytetarë, tha se “asnjë deputet s’do të mund të del nga seanca pa e votuar ligjin.”
Ai kërkoi që ligji për Gjykatën Speciale duhet të votohet.
“Atë ligj që do ta kthej dinjitetin e UÇK-së, ku përmes atij ligji kërkojmë që drejtësia të shkojë në vend. Nuk do të mund të dalë asnjë deputet nga ky Kuved pa e votuar atë ligj. Sepse populli që 20 ditë është në sheshe,” tha ai.



