Ademi: Ministri i Drejtësisë është “prodhim dhe propozim i qarqeve nacionaliste maqedonase”

Arbër Ademi, sekretar i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), i ftuar në
emisionin “Debat me Fakte”, ka folur për përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet e vendit gjatë
periudhës kur qeveriste BDI dhe në kohën kur pjesë e pushtetit është koalicioni VLEN, raporton Faktiditor.info

Sipas Ademit, dallimet në përfaqësimin e shqiptarëve në institucione janë shumë të mëdha. Ai
theksoi se “dallimi është si dita me natën”.

Ademi tha se gjatë kohës së qeverisjes së BDI-së, rreth gjysma e ministrave ishin shqiptarë,
ndërsa sot, sipas tij, ka ministra me emra shqiptarë, por që propozohen edhe nga VMRO-
DPMNE-ja.
Duke folur për përfaqësimin në Qeveri dhe konkretisht për Ministrinë e Drejtësisë, Ademi
deklaroi: “Ministri i Drejtësisë që është prodhim dhe propozim i qarqeve nacionaliste
maqedone”.
Ai më tej u shpreh: “Një grupim nacionalist-liberal ku bënë pjesë Tanja Karakamisheva,
Presidentja aktuale. Ata që e thotë Karkamisheva, Gordana Siljanovska ato I thot ministry me
emer dhe mbiemër shqiptar porn ë shërbim të këtyre qarqeve nacionaliste.”/Faktiditor.info/