Arbër Ademi, sekretar i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), i ftuar në
emisionin “Debat me Fakte”, ka folur për mungesën e një kandidature të përbashkët për Komunën e
Bërvenicës, raporton Faktiditor.info
“Ata nuk guxojnë të ulen në tryeza ku flitet për çështje kombëtare.”
Më tej, ai u shpreh se qëllimi i tyre në Komunën e Bërvenicës është ai që ndodhi para një viti: që
ata të bëjnë çmos për të hyrë në raundin e dytë, gjë që, sipas tij, do t’ia mundësonte VMRO-
DPMNE-së ta fitojë komunën.
Ai deklaroi se ka një marrëveshje paraprake mes VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së, për të cilën,
sipas tij, BDI-ja kishte folur edhe para zgjedhjeve lokale.
Sipas Ademit, VLEN-i është dakorduar që në Butel, Bërvenicë dhe Kërçovë të punohet që këto
komuna të fitohen nga VMRO-DPMNE-ja./Faktiditor.info/
“Ata nuk guxojnë të ulen në tryeza ku flitet për çështje kombëtare” – Ademi godet VLEN- in


