Haziri-deputetëve: Nga kuvendi mund të dilni vetëm mbi trupat tanë

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës, duke bërë thirrje për votimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.

Çlirim Haziri ka paralajmëruar se protestuesit nuk do t’i lejojnë deputetët të dalin nga objekti i Kuvendit.

“Pa shkelur mbi trupat tanë, nuk do të ketë mundësi asnjë deputet i asnjë partie të dalë sonte nga kjo sallë e Kuvendit. Do të shtrihemi në tokë, le të na shkelin neve dhe le të vazhdojnë tek familjet e tyre”, ka thënë Haziri.

Protestuesit po qëndrojnë para Kuvendit, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar.