Mihali u drejtohet protestuesëve: Asnjë veprim i juaji nuk ka efekt te VV-ja, ne bëjmë çka besojmë

Dejona Mihali, koordinatore e Vetëvendosjes, i është drejtuar protestuesëve me “anëtarë të PDK-së”, duke u thënë se asnjë veprim i tyre nuk ka efekt te Vetëvendosja dhe se ata bëjnë veç çka besojnë.

E plotë:

O ju anëtarë të PDK që po sulmoni sot, një pjesë me vepra penale, një pjesë në ndërmarrje publike të Prishtinës, një pjesë drejtorë komunal të Prishtinës, sulmoni sa të doni drejtues të VETËVENDOSJE!s.

As nuk zgjidhni gjë as nuk ia lehtësoni dikujt dënimin.

Dje sulmonit me policinë e instrumentalizuar me RashitQalat me shokë sot me duart tuaja. Keq dje, keq sot. Ende nuk u mbushët mend.

Madje, aq keq ju ka lënë një krah i partisë suaj saqë po paraqiteni komplet pa asnjë kuptim para krejt shqiptarëve.

Po sulmoni ata që e kanë kundërshtuar Gjykatën Speciale. Ish ushtarë të UÇK, ish të burgosur politikë, aktivistë politikë që edhe më shumë se ju e kanë kundërshtuar këtë gjykatë.

Nuk po e dini që ju kanë gënjyer në 2015 po ju gënjejnë dhe tash. Prapë ata që i kanë milionat e juve çdo herë veç ju kanë përdorur.

As atëherë nuk na dëgjuat as tani nuk po dëgjoni.

Kështu duke sulmuar kundërshtarët politikë pa asnjë arsye veç sa po ia rëndoni atyre që u dënuan dhe për më keq po ia forconi tezën prokurorisë speciale.

Asnjë veprim i juaji nuk ka efekt te Lëvizja VETËVENDOSJE!. Ne bëjmë çka besojmë. E ne nuk i ndërrojmë besimet.

Jo gjykatës atëherë.

Jo dhe tani.