Haziri: Ligji për UÇK-në duhet të kalojë sot, shihemi në shesh në orën 12:00

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka bërë me dije se protesta gjithpopullore për miratimin e projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale do të vazhdojë sot në ora 12:00.

Ai ka bërë me dije se Ligji për UÇK-në duhet të kalojë sot.

Në profilin e tij në Facebook, Haziri ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestë.

“Sot, ora 12:00, Sheshi “Skënderbeu”. PROTESTË POPULLORE. Ligji për UÇK-në duhet të kalojë sot! Shihemi në shesh!”, ka shkruar ai.