Fadil Zogaj, i dyshuari për sulmin ndaj deputetit Fahrush Rexhepi, u arrestua të hënën.
Zogaj, është ish-pjesëtar i UÇK-së dhe pjesë e Brigadës 121 si i dyshuar për sulmin ndaj deputetit Fahrush Rexhepi.
Sipas informacioneve, Zogaj është lokalizuar rreth orës 19:30 në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, pas së cilës është shoqëruar për intervistim në zyrat e njësisë kompetente hetimore.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente, ndërsa Zogaj dyshohet për përfshirje në sulmin ndaj deputetit Rexhepi.



