Shukri Buja nga reaguar lidhur me protestën e djeshme në Prishtinë. Ai ka publikuar disa pamje ku shihet një veteran i UÇK-së nga Ferizaj.
‘’Serbia e goditi me plumba, por nuk e rrëzoi. Përballoj dhimbjen, plagët dhe tmerrin e luftës, sepse e dinte për çfarë po luftonte. Por sot… e rrëzoi dora e një polici të shtetit për të cilin ai dhe shokët e tij derdhën gjak’’, ka shkruar ai mes tjerash.



