Kreu i PDK-së, Bedri Hamza ka dhënë edhe një deklaratë për media. Hamza ka thënë se pasojat për shtetin e Kosovës do të jenë të mëdha nëse nuk do të votohet sot ligji në lexim të dytë në parlament.
“Pasojat janë të mëdha për shtetin e Kosovës. Gjykata Kushtetuese ka qenë e qartë, 6 tetori është dita e fundit kur Kosova duhet ta zgjedhë presidentin. Takim nuk do të ketë me Kurtin deri sa ligji të aprovohet në lexim të dytë. Për historinë e këtij vendi ligji është domosdoshmëri. Unë punoj që të ketë president dhe vendi të ketë stabilitet. Nëse s’do me PDK-në, le të flasë me LDK-në e AAK-në. Nuk bëhet presidenti pa marrëveshje politike”, ka thënë Bedri Hamza./Indeksonline/



