E gjitha ndodhi në orën 03:30 të shtunën, kur një grup prej rreth 12 personash, duke përdorur tre makina dhe një kamion, si dhe bllokuan një rrugë në qendër të qytetit.
Autorët më pas përdorën një ekskavator të vjedhur për të “shkatërruar” dy bankomate.
Sipas medias lokale, bëhet fjalë për një bankomat të bankës Monte dei Paschi di Siena dhe një të Banca Agricola Popolare di Ragusa, të cilat ndodheshin pranë njëri-tjetrit në një rrugë në Sortino, Siçili.
Incidenti shkaktoi dëme të konsiderueshme në ndërtesë, ndërsa autorët arritën të largoheshin nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinin autoritetet lokale. Policia ka nisur një hetim për të gjetur autorët, ndërsa po shqyrtohen pamjet filmike nga kamerat e sigurisë së bankës.



