VLEN: Rezultate konkrete për shqiptarët në MPB, 428 avancime dhe mbi 150 punësime

Gjatë dy viteve e gjysmë të fundit, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë ndërmarrë një sërë hapash në drejtim të rritjes së përfaqësimit të shqiptarëve, avancimit profesional, punësimeve dhe decentralizimit të shërbimeve, bëjnë të ditur nga VLEN.

Sipas tyre, 428 zyrtarë policorë shqiptarë janë avancuar në karrierë, ndëersa janë realizuar mbi 100 punësime të zyrtarëve policorë dhe mbi 50 punësime në shërbimet administrative.

Gjithashtu, janë hapur tetë njësi të shërbimeve administrative, pesë prej të cilave në zona rurale. Nga VLEN-i bëjnë të ditur se janë iniciuar edhe pikat “One Stop Shop” në Bllacë dhe Jazhincë, ndërsa parashihet zgjerimi i tyre edhe në Qafë Thanë, Bllatë dhe Bellanocë.

Një tjetër ndryshim që e veçojnë nga VLEN-i është krijimi, për herë të parë, i mundësisë për emërimin e një shqiptari në pozitën e zëvendëskryeshefit të të gjitha njësive në nivel qendror të MPB-së

Nga VLEN-i theksojnë se këto rezultate dëshmojnë përkushtimin e tyre për përfaqësim të drejtë, avancim profesional dhe ofrimin e shërbimeve më të afërta me qytetarët./Alsat.mk.