Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar përpara mediave se afatet kushtetuese nuk janë respektuar për konstituim e Kuvendit, si rezultat i veprimeve për presidentin.
“Asnjë veprim konkret, serioz, për një periudhë, prej datës 7 gusht e deri sot, deri ën orët e fundit, për me i dhanë vendit presidentit. Deklarata politike! Jam mirënjohës dhe i falënderoj të gjithë deputetët që kanë votuar pro-deklaratës për UÇK-në… Unë konsideroj që nuk duhet që veç PDK-ja me folë për një luftë të drejtë të imponuar për liri dhe pavarësi” tha Hamza.
Hamza deklaroi se deklarata në fjalë nuk është për ndonjë poenë politike, teksa ligji kërkon drejtësi.
“Ligji kërkon dhe don drejtësi, për njerëzit që janë në këtë proces. Nuk janë ata atje për veprimet e tyre të pasluftës, nuk janë si pjesëtar, udhëheqës të ndonjë subjekti politik. Janë si pjesë më e ndritshme e historisë sonë, as për trafikim organesh, as për asgjë tjetër”, shtoi Hamza.
Ai sqaroi se fushëveprimi i ligjit është që t’u jipet mundësia Dhomave të Specializuara që të prodhojnë rezultate te drejta.
“Nëse ligji nuk aprovohet në të dy leximet, përfundimisht nuk prodhon efekt juridik. Po që se nuk finalizohet ligji dhe vendi shkon në zgjedhje, ai kthehet në pikën fillestare. Mundem me numëru hapa sa duash. Mundemi me numëru se unë kam taku të gjitha partitë politike për këtë ligj; asnjë përfitim nuk e kemi marrë” deklaroi Hamza.
Ai kritikoi çështjen e lidhjes së ligjit me atë të presidentit, duke thënë se nuk është e nevojshme të krijohen kushtëzime të tilla.



