Bekim Sejdiu zyrtarisht ka reaguar lidhur me deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, për kandidaturën e tij për president.
Në një deklarim publik, Sejdiu u shpreh se më 14 shtator ka njoftuar dorëheqjen e tij nga procesi i zgjedhjes së presidentit dhe se nuk e konsideron vetën pjesë të këtij procesi.
Sipas tij, ky vendim është marrë pasi në mungesë të arritjes së një marrëveshjeje politike dhe në mungesë të përkrahjes në Kuvend, transmeton IndeksOnline.
“Siç e kam theksuar kur e kam pranuar kandidaturën për postin e Presidentit e vetmja arsye dhe i vetmi motiv që më ka nxitur të marrë përsipër këtë barrë, ka qenë interesi i vendit dhe përpjekja për të ndihmuar në daljen nga kriza.
Kryeministrin Kurti dhe Kryetarin Abdixhiku i kam falënderuar për besimin ndaj meje dhe korrektësinë në komunikimin më mua. Dëshiroj që këtë falënderim ta përsëris edhe në këtë rast. Poashtu, e vlerësoj konsideratën personale të shprehur ndaj meje nga shumë politikanë të partive të tjera” shkroi Sejdiu.



