Isuf B.Bajrami
Sot nuk është koha për interesa partiake. Nuk është koha për hakmarrje politike. Nuk është koha për përplasje.
Sot është koha ta mbrojmë KOSOVËN!
Mbi çdo parti, mbi çdo lider dhe mbi çdo pushtet qëndron SHTETI.
Mbi çdo ambicie politike qëndron QYTETARI.
Dhe mbi çdo konflikt politik duhet të qëndrojë PAQJA.
Askush nuk ka të drejtë ta rrezikojë shtetin, institucionet dhe jetën e qytetarëve për interesa të pushtetit.
Nëse kemi krizë politike, zgjidhja është INSTITUCIONALE.
Nëse kemi konflikt politik, zgjidhja është DIALOGU.
Nëse kemi rrezik për sigurinë, përgjegjësia është MBROJTJA E QYTETARËVE DHE E SHTETIT.
Nuk duhet lejuar që Kosova të rrëshqasë në kaos, dhunë apo përplasje vëllavrasëse. Gjaku shqiptar nuk mund të jetë çmimi i asnjë pushteti!
Le t’u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve dhe të gjithë faktorëve politikë: ndaleni përshkallëzimin, respektoni Kushtetutën dhe gjeni zgjidhjen brenda institucioneve të Republikës së Kosovës.
Dhe nëse rrezikohet paqja dhe siguria e qytetarëve, mekanizmat kushtetues dhe ndërkombëtarë për ruajtjen e sigurisë duhet të jenë pjesë e zgjidhjes, jo të presim që kriza të shndërrohet në tragjedi.
Ne nuk e kemi luksin ta humbim atë që është ndërtuar me aq shumë sakrificë.
Ta mbrojmë shtetin.
Ta ruajmë paqen.
T’i mbrojmë qytetarët.
T’i forcojmë institucionet.
Ta zgjidhim krizën me ligj, dialog dhe përgjegjësi.
KOSOVA ËSHTË MBI PARTITË.
KOSOVA ËSHTË MBI PUSHTETIN.
KOSOVA ËSHTË MBI TË GJITHË NE.
SHTETI I KOSOVËS MBI GJITHÇKA!
Vendi i Lekës,06.10.2026



