Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar në Facebook ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Gjini ka kritikuar Kurtin, duke thënë se ai po e sheh si sukses përballje me PDK-në dhe LDK-në, por sipas tij, në të njëjtën kohë ka treguar edhe anën e tij ndaj qytetarëve.
“Po i duket që i dërrmoi PDK-në dhe LDK-në, por po harron se në të njëjtën kohë e zbuloi edhe veten, se sa i pandershëm, sa mashtrues dhe sa brutal është kundër qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Gjini. /IndeksOnline/



