Hitleri planifikonte t’i zhdukte të gjithë sllavët e Evropës Lindore (Video)

468

Adolf Hitleri dhe të gjithë anëtarët e Rajhut të Tretë ishin të bindur se ata do të fitonin Luftën e Dytë Botërore. Për shkak të kësaj, ata jo vetëm që kishin përgatitur plane për luftën, por gjithashtu kishin bërë plane të detajuara edhe për sundimin pas fitores, transmeton InfoPress.

Këto janë disa prej planeve të tyre të tmershme të renditura nga portali express.hr:

Kthimi i tokës tek amerikanët indianë

Nazistët ishin gati për gjenocid, por kur bëhej fjalë për indianët amerikanë, qëndrimi i tyre ishe befasues. Nazistët u premtuan atyre, se do ta kthenin tokën amerikane tek vendasit. Ata punuan me një grup të quajtur Aleanca Indiane Amerikane dhe i rekrutuan ata si simpatizantë fashistë.Disa anëtarë të grupit nuk ishin thjesht simpatizantë, por ata u bënë edhe nazistët të vërtetë.

Pasqyrë në hapësirë

Pa dyshim, një nga planet më të pazakonta naziste ishte një pasqyrë e madhe hapsinore. Gjegjësisht, nazistët planifikonin të vendosnin një pasqyrë të madhe afërsisht 1.6 milje në orbitën mbi Tokën në 35.900 kilometra. Ata planifikuan ta përdorin atë si armë të universit që me forcën e fokusuar të Diellit mund të digjnin çdo pikë në Tokë.

Hapësira aziatike e përparimit të përbashkët

Natyrisht, edhe Japonia kishte planet e saj. Në dhomat e tyre të luftës, nazistët dhe japonezët veç kishin “ndërtuar” perandoritë e reja nga e gjithë bota. Japonezët ranë dakord të sundonin të gjitha vendet e lindjes, prej Meridianit të 70-të, duke u dhënë atyre pjesën më të madhe të Indisë.
Ishte një perandori e mbushur me fjalë miqësore të zgjedhura për t’u larguar nga kuptimet e tyre të errëta dhe të thella. Njerëzit e çdo kombi të fituar do të trajnohen të jenë “udhëheqësit e popullit të tyre” duke i transformuar në kukulla japoneze.

Muri i “gjallë” nazist

Mbrojtja naziste kundër perandorisë së re japoneze duhej të fillonte në Meridianin e 70-të në Lindje. Me kalimin e kohës, ata ishin të sigurt, se do të kishte luftë mes dy sundimtarëve të rinj të botës dhe për këtë duhej të ishin të përgatitur. Plani ishte të krijohej një “mur i gjallë” i kolonistëve gjermanë, të cilët do të qëndronin përgjatë kufirit duke lindur fëmijë sa më shumë që të mundnin. Çdo person i aftë për luftë që kishte shërbyer 12 vjet në ushtrinë naziste duhej të dërgohej në kufirin lindor, t’i jepnin një fermë dhe armë dhe të lindin sa më shumë trashëgimtarë.

Nxitja e luftës mes SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe

Pavarësisht nga gjërat që ai personalisht tha në një bisedë private, Hitleri publikisht pretendoi se nuk kishte plane për të sulmuar Shtetet e Bashkuara.

“Ndjenjat e mia kundër amerikanëve janë ndjenja të urrejtjes dhe dëshpërimit të tellë”, i tha ai njërit nga bashkëpunëtorët e tij.
Megjithatë, ai nuk mendonte se do të duhej ta pushtonte Amerikën. Para se Amerika të hyjë në luftë në anën e aleatëve, ai ishte i sigurtë se do të përdorte rastin për të sulmuar Mbretërinë e Bashkuar. Dhe kur ata bashkuan, ai këmbënguli që ky ishte vetëm një pjesë e planit afatgjatë për të “hequr qafe” britanikët.

Skllavërimi i popujve të Evropës Lindore

Nuk është surprizë që nazistët ishin të vendosur të vrisnin çdo person hebre në planet, por planet e tyre për gjenocid nuk u ndalën atje. Sllavët në Evropën Lindore ishin grupi i radhës i padëshiruar që do të çrrënjosej. Në kohën e përfundimit të luftës, Hitleri kishte filluar disa plane. Plani u quajt “General plan Ost” dhe ishte një operacion sistematik për të spastruar sllavët dhe kulturën e tyre nga faqja e planetit. Objektivi i parë ishin udhëheqësit e tyre. Para përfundimit të luftës, nazistët tashmë “likuiduan” elitat sovjetike dhe të gjithë ata që kishin ndikim kulturor.
Kështu kur pushtuan Rusinë, do të fillonte depërtimi i 31 milionë sllovenëve në Siberi për të punuar si skllevër në kampet e punës së detyruar. Të tjerët do të dërgoheshin në një tregti skllevërish të bërë sipas modelit të skllavërisë amerikane. Dhe për t’i zëvendësuar ata, do të dërgonte 10 milionë gjermanë etnikë për të filluar një familje të re, racore të pastër. Brenda 30 viteve, 50 milion njerëz do të deportoheshin në kampe, grabiteshin ose do të vriteshin. Pothuajse do të “fshiheshin” të gjithë nga Evropa Lindore.

Vrasja e Gandit

Në vitin 1938, para luftës, Hitleri i tha Ministrit britanik të Punëve të Jashtme. “Vrisni Gandin”. Dhe nëse kjo nuk mjafton për t’i zvogëluar ata në një nivel të arsyeshëm, vrasni një duzinë anëtarësh kryesorë të Kongresit”. Hitleri i konsideroi indianët si “një racë e ulët” që duhej t’u nënshtroheshin sundimit arian – dhe po ta mirrte botën në duart e tij, planifikoi që t’i sillte këto plane në praktikë.

Skllavërimi i të gjithë britanikëve

Ndërsa lufta ishte ndezur dhe britanikët refuzuan të dorëzoheshin, ndjenjat pozitive të Hitlerit ndaj britanikëve filluan të veniten. Pas një kohe, ai vetëm dëshironte të shkatërronte jetën e tyre dhe tashmë kishte një plan për ta bërë atë. Nëse Britania binte në duart e nazistëve plani ishte që çdo britanik mes moshave 17 dhe 45 duhej të transferohej në Evropën kontinentale ku do të detyroheshin të punonin si skllevër.

Qëndrimi pozitiv ndaj fesë Islame

Befasia më e madhe në karakterin e çuditshëm të tij ishte se Hiteri ishte pro-mysliman. Ai dhe Heinrich Himmler u ankuan se Gjermania ishte një vend i krishterë. Hitleri në një rast tha:
“Feja e Muhamedit do të ishte shumë më e pajtueshme me ne sesa krishterimi”. /Gazeta InfoPress

/E.K/

Comments