Brikena rikthehet në Instagram pas dyshimeve për krizë me Mateon

Pas raportimeve për një krizë të mundshme në marrëdhënien me Mateon, Brikena Selmani është rikthyer me një publikim në rrjetet sociale, shkruan IndeksOnline.

Ish-banorja e BBVA-së ka ndarë një video të qenushes së saj, Diva, e cila ishte prezantuar më herët si anëtarja më e re e familjes së saj dhe Mateos.

Ky detaj ka tërhequr vëmendjen, sidomos pasi dyshja së fundmi u vu re se nuk ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram.

Megjithatë, as Brikena dhe as Mateo nuk kanë bërë ndonjë reagim lidhur me raportet për krizë apo ndarje.