“22 Nëntori është ditë krenarie dhe kujtese kombëtare. Kongresi i Manastirit i vitit 1908 i dha gjuhës shqipe alfabetin e njësuar, duke shënuar një kthesë historike për identitetin, arsimin dhe kulturën tonë.
Ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta afirmojmë gjuhën shqipe si vlerë të shenjtë të identitetit tonë kombëtar.
Nderim për rilindësit dhe të gjithë ata që kontribuuan në këtë akt historik!
Gëzuar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!” ka shkruar Ali Ahmeti

