Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka komentuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se vendi fqinj është një shtet sovran dhe se ndërhyrjet në çështjet e brendshme të njëri-tjetrit nuk i shërbejnë marrëdhënieve mes dy vendeve.
Gjatë një prononcimi për mediat në Qafë Thanë, Rama u ndal edhe te pozicioni i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke i cilësuar ata si popullsi shtetformuese.
“RMV është shtet sovran, ku shqiptarët janë popullsi shtetformuese dhe kanë të gjitha rrugët dhe mundësitë që të përfaqësohen. Kështu që unë nuk mendoj se i ndihmon marrëdhëniet vëllazërore mes dy shteteve asnjë ndërhyrje e kryeministrave përkatës në punët e brendshme të shtetit tjetër”, u shpreh Rama.


