Deputeti Burim Ramadani rendit dështimet e Qeverisë Kurti: Çështja e rrymes ia ka qit kulmin!

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka kritikuar Qeverinë Kurti për dështime të shumëta, e që sipas tij kriza me rrymë është kulmi, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

“Përpos çmimeve që po rriten çdo ditë, mungesës totale të investimeve, dështimeve enorme në arsim e shëndetësi, kushteve të mjerueshme të policëve, ushtarëve e zjarrfikësve, ikjes së madh të qytetarëve jashtë vendit, nepotizmit të paparë nëpër krejt institucionet, çështja e rrymës ia qet kulmin këtij mentaliteti qeverisës tash e 6 vjet”, shkruan Ramadani.

Postimi:

Kriza e rrymës është dëshmia më e qartë e mospunës së Qeverisë.

Përpos çmimeve që po rriten çdo ditë, mungesës totale të investimeve, dështimeve enorme në arsim e shëndetësi, kushteve të mjerueshme të policëve, ushtarëve e zjarrfikësve, ikjes së madh të qytetarëve jashtë vendit, nepotizmit të paparë nëpër krejt institucionet, çështja e rrymës ia qet kulmin këtij mentaliteti qeverisës tash e 6 vjet.

Nga kriza në krizë, pa ide për investime, pa plan për zhvillim.