Ishte duke punuar në oborr, si u ekzekutua Selami Hasani në Fier? – Plumbat kapën edhe nipin

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e Selami Hasanit, i njohur si “Sel Çami” në Fier.

Siç raporton Top Channel, ai është qëlluar me armë zjarri teksa po punonte në oborrin e banesës së tij, në murin rrethues të shtëpisë.

Zv.drejtori i Policisë së Fierit, Alket Ahmetaj, bëri me dije se nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një person tjetër, i cili nuk ishte vëllai i viktimës, siç u raportua fillimisht, por djali i vëllait të tij.

I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Viktima ka qenë duke punuar në murin rrethues të banesës”, deklaroi Ahmetaj.