Një mëngjes i kthjellët dhe i ftohtë, vranësira të ndryshueshme gjatë ditës dhe shi në pjesët perëndimore drejt mbrëmjes priten në Maqedoni sot, të mërkurën, 25 nëntor, sipas parashikimit të Administratës Hidrometeorologjike.
Temperaturat minimale do të variojnë nga minus 8 deri në 0 gradë, ndërsa temperaturat maksimale ditore do të arrijnë nga 6 deri në 12 gradë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja.
Gjatë ditës do të ketë periudha me diell, ndërsa drejt fundit të ditës dhe natën drejt të enjtes në pjesët perëndimore, priten reshje të herëpashershme shiu.
Në Shkup do të jetë me diell dhe i ftohtë, me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.
Shirat e mbrëmjes së sotme janë një hyrje në një periudhë moti kryesisht me vranësira me reshje të herëpashershme shiu, të cilat sipas parashikimit të motit të Administratës Hidrometeorologjike do të vazhdojnë deri të dielën.


