Plani i administratës Trump për riorganizimin e NATO -s: Shqetësimet dhe frika e Aleatëve dhe favoret për Rusinë

PhD candidat: Gzim Rushiti

Administrata e re e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump po
promovon një plan të ri për riorganizimin e NATO –s. Sipas planifikimit të Pentagonit amerikan
për të arrdhmen e NATO –s, plani i ri i quajtur “NATO 3.0” parashikon ndryshime thelbësore në
mënyrën se si garantohet sigura e kontinentit të Evropës.
Modeli i ri për riorganizimin e NATO –s i promovuar nga administrata e re e Presidentit të
SHBA –ve Donald Trump, parashikon që shtetet evropiane të jenë përgjegjësit kryesor për
mbrojtjen konvensionale të kontinentit të Evropës, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të
kufizojnë kontributin e tyre ushtarak, duke ruajtur rolin e garantuesit kryesor në parandalimin
bërthamor. Sipas planit “NATO 3.0” të propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për
riorganizimin e NATO –s, parashikohet një rishpërndarje thelbësore e detyrimeve ushtarake për
mbrojtjen e Evropës, sipas së cilës rishpërndarje shtetet anëtare të Aleancës do të duhet të
sigurojnë pjesën më të madhe të forcave tokësore, ajrore dhe detare të cilat do të ishin të
nevosjhme për të parandaluar dhe për të ybrapsur një sulm të mundshëm konvencional mbi
territorin e kontinentit të Evropës.
Një nga hartuesit kryesor të kësaj strategjie është edhe nënsekretari i Mbrojtjes i Shteteve të
Bashkuara të Amerikës për Politikën Strategjike Elbridge Colby. Sipas argumenteve të tij për
këtë strategji, kontinenti Evropian ka kapacitete dhe fuqi të mjaftueshme ekonomike dhe
demografike për të marrë vetë përsipër pjesën kryesore dhe më të madhe të përgjegjësive për
mbrojtjen e saj.
Një arsye tjetër e cila i çon Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kërkojnë një riorganizim të
përgjegjësive për mbrojtjen e kontinentit të Evropës por jo të kërkojnë një largim të plotë nga
NATO –ja, është edhe konkurrenca nl rritje e cila po bëhet gjithmonë e më e më e fuqishme
midis SHBA –ve dhe Kinës, e cila konkurrencë bën që vëmendja dhe prioritetet e strategjisë
ushtarake amerikane të fokusohen gjithmonë e më shumë në rajonin e Indo-Paqësorit.
Mirëpo kalimi në modelin e ri për të siguruar mbrojtjen e Evropës të propozuar nga administrat
e Presidentit amerikan Donald Trump, për më tepër arsye ka ngritur shqetësime dhe frikë tek

shtetet evropiane të cilat janë anëtare të NATO –s. Sipas Aleatëve largimi i parakohshëm i një
numri të forcave ushtarake amerikane nga kontinenti i Evropës paraqet një çështje sfiduese për
mbrojtjen e Evropës, pasi që forcimi i forcave dhe kapaciteteve ushtarake të Evropës është një
proces i cili akoma kërkon kohë, është sfidues dhe i mundimshëm. Forcimi dhe përgaditja e
kapaciteve dhe forcave ushtarake të Evropës sipas Aleatëve për momentin mbi tl gjitha kërkon
investime shumë të mëdha, trajnimin dhe përgaditjen ushtarake të personelit ushtarak si dhe
prodhimin dhe furnizimin me sisteme të reja dhe të sofistikuara të armatimit të forcave Aleate të
cilat do të ishin përgjegjësit kryesor për mbrojtjen e Evropës.
Dhe mbi të gjitha brenga dhe sfida kryesore e cila i shqetëson dhe i frikëson Aleatët nga
zvogëlimi i numrit të forcave ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë, buron
nga shkaku se ky largim nënkupton edhe dobësimin e krahut lindor të Organizata e Traktatit të
Atlantikut të Veriut dhe krijimin e avantazheve ushtarake dhe strategjike për Rusinë, pasi që
mbrojtaj nga sulmet bërthamore të cilën e merr përsipër SHBA –ja sipas këtij plani që të ja
siguroj Evropës, nuk nlnkupton edhe mbrojtje automatike të territorit evropian edhe nga
kërcënimet dhe sulmet hibride dhe konvencionale të cilat mund të ndodhin në të arrdhmen mbi
territorin e kontinentit të Evropës.
Në debatet dhe diskutimet për “NATO 3.0” egzistojnë më tepër arsye pse Aleatët duhet të
shqetlsohen dhe tl friklsohen për mënyrën se si dë të sigurohet mbrojtja dhe siguria e kontinentit
të Evropës. Pyetjet të cilat ngrihen me mënyrln se si do të përballohej një kërcënim konvencional
në territorin e një shteti anëatar të NATO –s apo një shkelje e kufizura e kufijva të tyre ose
mënyrat se si do të përballohej nga shtetet anëtare të Aleancës ndonjë sulm hibrid mbi territorin e
tyre dhe mbi tl gjitha krijimi i një zbrazëtire në fishën e sigurisë brenda hapësirës së Organizatës
së Traktatit të Atlantikut të Veriu paraqesin arsye dhe shkak për të cilat mund të gëzohen vetëm
Moska dhe Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin.