Dënglat e tellallit të Mickos!

“Të gjitha provimet shteterore do të jepen edhe në shqip”, kështu tha dje telalli i Mickos në një prononcim për media, duke u mburrur me premtimin e radhës se tani e tutje do të bëhet realitet premtimi ynë për ndryshim.

Por, si mund t’i besohet Mexho pehlivanit kur qeveria e ka dërguar ligjin për jurisprudencën në Komisionin e Venecias, ku si edhe me parë ata i kanë sugjeruar qeverisë së Severnistanit se gjuha shqipe nuk mund të përdoret në gjyqësor dhe noteri, pasi i kushton shtrenjtë državës, ahere si del ky zëdhenës i Mickos dhe jep deklerata pa mbulesë për gjuhën shqipe dhe provimet shtetërore pa marrë garanci nga shefi i tij?

Shqiptarët tanimë janë mësuar me premtimet boshe të Mexho kapedani kur thoshte se “nuk ka bir nëne që e prek flamurin shqiptar”, megjithatë flamuri shqiptar u baltos në Kumanovë dhe në Strugë, nga ata që e urrejnë flamurin shqiptar dhe që janë pjesë e policisë së državës, ku në vend të ndëshkimit, polici që plandosi flamurin shqiptar u ngrit në detyrë!

Ja pse nuk mund t’i besojmë këtij telalli të Mickos për respektimin e gjuhës shqipe dhe përdorimit të saj në të gjitha fushat, pasi në shumë raste u dëshmua e kundërta e ndryshimit për së mbari, ku tashmë po shohim dishesën e madhe të ndryshimit për së prapthi, në rrugëtimin e djallosur prapakthehu!

Megjithatë, një pjesë e injorances sonë vazhdon të besoj në mrekullinë e ndryshimit vredist!

Medai Shaholli