Robin Krasniqi kritikon ashpër Nelson Hysën pas duelit me Kabayel: Kurrë nuk jam ndier më i fyer se mbrëmë!

Boksieri kosovar, Robin Krasniqi, ka reaguar ashpër pas duelit mes Nelson Hysës dhe Agit Kabayel, ku boksieri shqiptar u tërhoq në raundin e dytë për shkak të një lëndimi në krah.

Humbja e Nelson Hysës ndaj Agit Kabayel ka nxitur reagime të shumta në botën e boksit shqiptar. Një prej tyre ka ardhur edhe nga boksieri i njohur Robin Krasniqi, i cili nuk i ka kursyer kritikat ndaj paraqitjes së kolegut të tij, shkruan Indeksonline

Përmes një reagimi publik, Krasniqi është shprehur se është ndier i fyer nga ajo që pa në ring, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si ndërtohen disa karriera në boksin profesionist.

Sipas tij, ndërtimi i një karriere me kundërshtarë jocilësorë dhe me duele që ngrenë pikëpyetje për seriozitetin e tyre mund të sjellë pasoja kur një boksier përballet me një kundërshtar të nivelit të lartë.

“Kurrë nuk jam ndier më i fyer se mbrëmë!”, shkroi Krasniqi në hyrje të reagimit të tij.