Intervista e Kleviol Ahmetit në podcastin e Grida Duma-s vijon me deklarata që lëvizin nga politika te jeta personale, duke zbuluar një profil më kompleks se sa imazhi publik që ka ndërtuar.
Ai ndalet edhe te një periudhë e vështirë e jetës së tij, burgu, që sipas tij nuk e ndaloi, por e shtyu të mendonte ndryshe. Cllevio tregon se pikërisht nga kabina e burgut hodhi hapat e parë në biznesin e syzeve, duke e kthyer një situatë kufizuese në një mundësi fitimi.
Për herë të parë, ai flet edhe për pasurinë e tij, duke deklaruar se sot zotëron rreth 2 milionë dollarë. “Dikur vetëm ëndërroja, sot i kam arritur”, shprehet ai, duke e lidhur suksesin me këmbënguljen dhe zgjedhjet personale.



