Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është pyetur nëse do të marrë pjesë në marshin e paralajmëruar për nesër në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Kurti ka thënë se për këtë çështje do të përgjigjet më vonë, duke theksuar se aktualisht ndodhet në një aktivitet për 25-vjetorin e 11 Shtatorit.
“Më vonë përgjigjemi për çështje të tjera, këtu jemi për 25-vjetorin e 11 Shtatorit”, tha ai.



