Karim Adeyemi po shkëlqen së fundmi me Barcelonën.
Këtë e dëshmoi edhe në ndeshjen e fundit ndaj Feyenoordit në Ligën e Kampionëve, ku shënoi një supergol nga distanca.
Ndërsa sot po ashtu gjatë udhëtimit në stërvitje, Adeyemi u pa duke ardhur me një xhip “Cadillac”, e cila mbante tabelat kosovare 05, të Ferizajit.
Vlen të theksojmë se ai po ashtu është dhëndërr i Kosovës, pasi që është i martuar me reperen kosovare, Loredana.
Adeyemi pritet të luaj sot në ndeshjen e radhës të La Ligas, ndaj Levantes me fillim në orën 16:15./IndeksOnline



