Më 23 gusht 2026, rreth orës 20:30, në SPB Manastir është raportuar një aksident i rëndë trafiku në rrugën rajonale Mexhitli–Staravinë.
Sipas raportimit, 42-vjeçari D.J. nga fshati Novaci i Manastirit, i cili drejtonte një moped me targa të Manastirit, për shkaqe ende të panjohura ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e plagëve të marra, motorisri ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Vdekja është konstatuar nga një mjek i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore.
Inspektim në vendngjarje ka kryer një ekip i SPB Manastir.



