Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të premten në mëngjes në Autostrada A1, pranë kryqëzimit të Härkingen, duke shkaktuar pasoja tragjike.

Sipas informacioneve fillestare, të paktën një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë ekipet e emergjencës, përfshirë edhe një helikopter shpëtimi.
Për shkak të aksidentit, autostrada u mbyll përkohësisht në të dy drejtimet. Aktualisht, qarkullimi në drejtim të Cyrih është rikthyer, ndërsa në drejtim të Bernë është hapur vetëm një korsi.

Sipas TCS (Klubi Turistik i Zvicrës), drejtuesit e mjeteve duhet të llogarisin vonesa deri në 45 minuta në këtë segment rrugor.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit, ndërsa trafiku në zonë mbetet i rënduar.

