Tre gra kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në rrugën nacionale B470, pranë Dietersheimit, në rajonin e Frankonisë së Mesme në Gjermani.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur të dielën rreth orës 21:30, kur dy automjete janë përplasur frontalisht.
Si pasojë e përplasjes së fuqishme, tre gratë kanë pësuar lëndime të rënda dhe, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve të emergjencës, nuk kanë mundur të mbijetojnë, shkruajnë mediat, gjermane, transmeton Klankosova.tv.
Në aksident është lënduar rëndë edhe një burrë, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.
Në vendngjarje kanë intervenuar një numër i madh i ekipeve të policisë, zjarrfikësve dhe shërbimeve emergjente.
Për shkak të aksidentit dhe punimeve për shpëtim dhe largimin e automjeteve të përfshira, rruga B470 është mbyllur plotësisht për qarkullim.
Autoritetet kanë vendosur një rrugë alternative për qarkullimin e automjeteve.
Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.



