Një makinist treni ka humbur jetën, ndërsa 89 persona janë plagosur pas përplasjes së dy trenave të linjës East Midlands në Bedford të Anglisë. Sipas autoriteteve, 11 persona kanë pësuar lëndime shumë serioze, 22 janë plagosur rëndë dhe 56 të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta.
Aksidenti ndodhi të premten pasdite, teksa të dy trenat po udhëtonin drejt Londrës. Policia Britanike e Transportit ka shpallur incident të rëndë dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të përplasjes. Për shkak të aksidentit, qarkullimi hekurudhor në linjën drejt Londrës St Pancras u pezullua, ndërsa në operacionin e shpëtimit u angazhua edhe një ambulancë ajrore.

