Të paktën 20 persona u plagosën, tre prej tyre rëndë, në një aksident trafiku në Berlin, kur një tramvaj doli nga shinat në një kthesë në pjesën lindore të qytetit.
Të gjithë të plagosurit u shtruan në spital, raporton Spiegel. Sipas zyrtarëve të zjarrfikësve, një pjesë e një tramvaji në Qarkun Lichtenberg ka të ngjarë të ketë goditur një shtyllë të linjës së energjisë elektrike ndërsa po hynte në një kthesë, duke e ndarë tramvajin përgjysmë dhe duke nxjerrë nga shinat pjesën e pasme të tramvajit, sipas departamentit të zjarrfikësve.
Linjat e tramvajit në atë pjesë të qytetit janë pezulluar.


