Një aksident i rëndë hekurudhor është regjistruar në Danimarkë, ku dy trena lokalë janë përplasur ballë për ballë pranë qytetit Hillerød, në veri të Kopenhagenit.
Si pasojë e përplasjes, disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa shkaqet e incidentit mbeten ende të paqarta.
Shërbimet e emergjencës bënë të ditur se të gjithë pasagjerët janë nxjerrë nga trenat dhe nuk ka persona të bllokuar. Një zëdhënës i zjarrfikësve konfirmoi praninë e të lënduarve, pa dhënë detaje mbi numrin apo gjendjen e tyre.

