Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmjen e 5 korrikut pranë fshatit Lisec, në rajonin e Tetovës.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rreth orës 21:24, nga Spitali Klinik i Tetovës është raportuar se për ndihmë mjekësore janë sjellë dy persona të lënduar në një aksident.
Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët e Policisë së Trafikut në Tetovë, është konstatuar se një katërçikël i drejtuar nga F.M. (20) nga fshati Pirok, me pasagjer A.H. (19), po ashtu nga Piroku, ka dalë nga rruga pranë fshatit Lisec.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi F.M. ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe, për shkak të gjendjes së tij, është transferuar për trajtim në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Ndërkohë, pasagjeri A.H. ka pësuar lëndime trupore.
Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi i SPB Tetovë.



