Aksident në Dobrushë të Istogut, tre persona të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident sot në mëngjes në fshatin Dobrushë të Istogut, të cilët u dërguar në spitalin e Pejës për trajtim.

Aksidenti ndodhi mes një kamionete dhe një veture.

Reklame

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 08:50, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Dobrushë- Istog, në këtë aksident ishin të involvuara një kamionetë dhe një veturë dhe si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar ne spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”.

By admin2