Aksident në Rrugën e Kombit, kamioni humbë kontrollin

Një kamion është përplasur me trafikndarësen në Rrugën e Kombit, por fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht mësohet se në afërsi të fshatit Kolsh, kamioni ka pësuar defekt në sistemin e frenimit, ndërsa drejtuesi i tij ka humbur kontrollin mbi mjetin.

Reklame

Megjithatë, ai ka arritur të dalë në kohë nga automjeti, pa pësuar lëndime, shkruan Abcnews.al.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

By admin1