Aksident trafiku në rrugën Klinë–Gjakovë, disa persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën Klinë–Gjakovë, te vendi i njohur si “Guri i Zi”.

Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa dëmet materiale në automjete raportohen të jenë të konsiderueshme.

Reklame

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Trafikut, të cilat po merren me rastin dhe po hetojnë shkaqet që çuan deri te aksidenti.

Pamjet nga vendi i ngjarjes janë siguruar nga portali Raporto24

By admin7