Dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën rëndë pasi një makinë u përplas me një tufë këmbësorësh në New York City mbrëmjen e ditës së djeshme.
Aksidenti ndodhi në Manhattan kur shoferi thuhet se humbi kontrollin e automjetit të tij dhe mori para këmbësorët.
Sipas raportimeve fillestare, incidenti ndodhi afërsisht rreth orës 6:00 të mbrëmjes.
Pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara nga New York Post, tregojnë makinën duke kaluar me shpejtësi nëpër kryqëzim përpara se shoferi të humbiste kontrollin, duke u përplasur me një furgon të parkuar dhe më pas me një grup njerëzish.


