Dy vetura janë aksidentuar në qarkoren e Shkupit gjatë mbrëmjes së sotme.
Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë dalë ekipet policore për të kryer hetimet dhe për të rregulluar komunikacionin.


