Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A ka njoftuar se gjatë natës së kaluar, në ndërrimin e tretë, ekipet operative kanë grumbulluar sasi të mëdha të mbeturinave vëllimore nga shumë lagje të Kryeqytetit.
Sipas kompanisë, aksioni për pastrimin dhe largimin e mbeturinave do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme, me qëllim të ruajtjes së pastërtisë dhe rendit në hapësirat publike.Nga KRM “Pastrimi” u është bërë thirrje qytetarëve që të shmangin hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara, duke rikujtuar se për ndotësit parashihet gjobë deri në 500 euro.
“KUJDES! 500 EURO është gjoba për hedhësit e mbeturinave në hapësira publike”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Ata kërkojnë bashkëpunim nga qytetarët për mbajtjen e qytetit të pastër dhe për respektimin e rregullave të menaxhimit të mbeturinave./KP/


