Aksioni për pastrimin e qytetit në Viti, Musliu: Jemi të përkushtuar të sigurojmë ambient të pastër

Arton Musliu, drejtor i Shërbimeve Publike në Viti i ftuar në emisionin “Fol me Arin” ka komentuar aksion për pastrimin e qytetit në Viti.

Musliu tha se komuna është e përkushtuar të sigurojë një ambient të pastër dhe të shëndetshëm për qytetarët, raporton KlanKosova.tv.

Reklame

“Gjatë gjithë këtij muaji kemi filluar ciklin e pastrimit të ambientit në Komunën e Vitisë. Si qeveri lokale jemi të përkushtuar që të sigurojmë një ambient të sigurt, të pastër dhe të shëndetshëm. Sot meqë është edhe Dita e Tokës e kemi rikapitulluar ciklin e aksioneve të pastrimit, përmes mbjelljes së drunjve dekorativ dhe luleve të ndryshme në parkun e qytetit dhe shkollat e Komunës së Vitisë”, tha Musliu.

By admin7