Aktakuzë ndaj Kadri Xhemailit për “Kanosje” ndaj kryeministrit Kurti

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Kadri Xhemailit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosja”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, ngjarja për të cilën është ngritur aktakuza ka ndodhur më 22 tetor 2025.

Në aktakuzë thuhet se Kadri Xhemaili, me dashje dhe me qëllim të frikësimit të personit zyrtar, lidhur me punën dhe pozitën e tij zyrtare si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, publikisht e ka kanosur të dëmtuarin Albin Kurti

“Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se pas zhvillimit të procedurave hetimore, ka ngritur aktakuzë ndaj Xhemailit për veprën penale “Kanosja”.

– Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur një aktakuzë ndaj të pandehurit K.Xh., lidhur me veprën penale “Kanosja”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri K.Xh., më 22 tetor 2025 me dashje dhe me qëllim të frikësimit të personit zyrtar, lidhur me punën dhe pozitën e tij zyrtare si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, publikisht e ka kanosur të dëmtuarin A.K.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

By admin7