Alarm fals për bombë në një shkollë në Tiranë, arrestohet një person

Policia e Tiranës ka arrestuar paraditen e sotme shtetasin Edmond Jatagani, pasi ky i fundit dyshohet se dha një alarm falas për bombë në shkollën “Emin Duraku”.

Antiterrori ka përgjuar numrin e denoncuesit ku u zbulua se pas telefonatës ishte Edmond Jatagani, i cili më pas u arrestua, raporton A2CNN.

Personi që është arrestuar kishte për qëllim krijimin e panikut dhe sipas policisë rezulton një nga pjesëmarrësit më aktiv në protestë.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga “blutë” e kryeqytetit në lidhje me rastin në fjalë.