Vizitorët e qendrës tregtare “East Gate” në Shkup u evakuuan pas aktivizimit të një alarmi për zjarr, i cili rezultoi të ishte i rremë, përcjell INA.
Sipas protokollit të sigurisë, të gjithë personat u nxorën jashtë objektit, ndërsa pas verifikimeve u konstatua se nuk kishte asnjë zjarr dhe situata ishte e sigurt.
Nga “East Gate” kanë sqaruar se alarmi ishte aktivizuar gabimisht nga një qiramarrës dhe se bëhej fjalë për një defekt apo gabim teknik, jo për rrezik real.
Pas sqarimit të situatës, qendra tregtare ka vazhduar normalisht punën.(INA)


