Alarm në rrugët e vendit – mbi 1 mijë shkelje trafiku gjatë fundjavës, 34 shoferë të arrestuar

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë fundjavës janë regjistruar gjithsej 1.026 shkelje të rregullave të trafikut në territorin e vendit, ndërsa 34 persona janë privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm dhe shkelje të rënda në komunikacion.

Sipas statistikave të policisë, 316 shoferë janë kapur duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar, ndërsa 164 persona janë sanksionuar për parkim të paligjshëm.

Reklame

Nga shoferët e arrestuar, nëntë janë ndaluar për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, një person për shkak të ndalimit të mëparshëm për drejtim mjeti, ndërsa 24 persona janë kapur duke drejtuar automjet pa patentë shoferi.

Policia gjithashtu ka sekuestruar 23 automjete gjatë dy ditëve të fundit në përputhje me nenin 300-b të Kodit Penal.

Kontrollet intensive zbuluan edhe shkelje të tjera të shumta në trafik. Sipas MPB-së, 107 motoçiklistë janë gjobitur për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, ndërsa 99 persona nuk kanë përdorur rripin e sigurimit.

Po ashtu, 15 automjete janë larguar nga komunikacioni për shkak se kanë qenë të paregjistruara, ndërsa katër të tjera për shkak të defekteve teknike.

Pesë këmbësorë kanë marrë urdhra kundërvajtës, ndërsa dy shoferë janë sanksionuar për mosrespektim të rregullave lidhur me errësimin e xhamave të automjeteve.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme theksojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke apeluar te qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në rrugë.

By admin